Aktualitet

Protesta për rritjen e çmimeve, protestuesit thirrje Ramës: Jep dorëheqjen 

18 Tetor 2021, 17:18 Nga DOSJA
Protesta për rritjen e çmimeve, protestuesit thirrje Ramës: Jep

TIRANË- Qytetarë të shumtë janë ngritur ditën e sotme para kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Teksa një qytetar ka thënë se e kemi votuar kryeminsitritn për mirëqënie dhe jo vjedhje, ndërsa një qytetar nga turma në atë momente u dëgjua të thoshte ‘Jep dorëheqjen’, ‘Ore nuk i kemi votuar por na i kanë vjedhur votat’. Ndërsa qytetari më tej vazhdoi të fliste duke thënë se fillimisht duhet që ta ushqejë popullin para se t’i rrisë çmimet.

“Janë aty të sjellin mirëqenie jo të na vjedhin. Kam një thirrje për zotin kryeministrës. Mbushi barkun me bukë njerëzve pastaj shtrëngoju rripin, se do të ngelin në dorë dhe më kë do udhëheqësh pastaj. Ju bëj një thirrje të gjithë ju, bashkohuni se e keqja ka zënë rrënjë. Reagoni!”, tha një qytetar.

LAJMI KRYESOR: Nis protesta! Qytetarët kërkojnë ulje çmimesh para Kryeministrisë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protesta kunder rritjes se cmimit te naftes proteste per rritjen e cmimeve protesta kunder rritjes se cmimit te naftes proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll