Aktualitet

Atentati ndaj Rexhep Ubës në Torino, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

18 Tetor 2021, 18:08 Nga DOSJA
Atentati ndaj Rexhep Ubës në Torino, arrestohet 23-vjeçari

ITALI– Më 5 tetor të këtij viti, një 48-vjeçar shqiptar u qëllua me armë zjarri në një parking në qytetin e Torinos. Dëshmitarët thanë në atë kohë se ai dhe një person tjetër kishin pasur konflik verbal, që kishte agravuar më pas në përleshje fizike, deri sa autori kishte nxjerrë armën me të cilën qëlloi 5 herë mbi Rexhep Ubën.

Mediat italiane kanë bërë me dije ditën e sotme, se është bërë i mundur arrestimi i autorit, 23-vjeçarit të quajtur Olgert Leka. Sipas policisë, krimi ka ndodhur për shkak të një borxhi në lidhje me trafikun e drogës. Leka, i cili ishte shpallur në kërkim prej ditësh do të merret në pyetje ditën e nesërme nga prokuroria në Itali.

23-vjeçari kishte thënë për policinë se kishte qëlluar mbi Ubën, pasi ishte frikësuar se edhe ai ishte i armatosur. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime mbi deklaratën e Lekës, pasi Uba ishte arrestuar më parë për trafikimin e lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

(i.d.Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ne torino olgert leka rexhep uba atentati ne torino olgert leka rexhep uba

Sondazh

Poll