Aktualitet

Vrasja e Semakut, Hoxha: Kapni ‘trurin’ që qëndron pas, viktimat s’ndalen ndryshe

18 Tetor 2021, 18:42 Nga DOSJA
Vrasja e Semakut, Hoxha: Kapni ‘trurin’ që qëndron pas,

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se vrasja e 38-vjeçarit Albna Semaku është thjesht e radhës, pasi zinxhiri i bandës së Lushnjes nuk do të ndalet me kaq. I ftuar në studion e “ABCNews”, Hoxha tha se se prej vitesh janë problematike ngjarjet zinxhir në Lushnje pasi agjencitë në vend nuk po arrijnë që ta ndërpresin atë.

Ai shtoi se nëse autoritetet tona nuk do të synojnë të kapin “trurin” e kësaj bamde, atëherë trupa të tjerë të pajetë do të vijojnë të gjenden.

“Ngjan me dy vrasje të tjera në Lushnje që u bëhen njerëzve të sapodalë nga burgu. Është viktimë e krimit të organizuar dhe ngjarja me shumë mundësi nuk do të zbulohet. Ngjarjet në këto 5 vite lidhen me njëra-tjetrën, kanë një zinxhir. Aty problematika nuk janë autorët por janë investitorët. Nuk kapen dot autorët sepse kanë informacione, mbështetje logjistike. Të rrish në kërkim ka kosto. Ata kanë mjete që i ndërrojnë vazhdimisht. Kush i mban? Dikush i fuqishëm financiarisht,”- tha Hoxha.

Alban Semaku u gjet i pajetë një ditë më parë në Peqin, pranë lumit Shkumbin. Semaku u identifikua nga nëna e tij në morg, disa orë pasi u gjet i pajetë. 38-vjeçari ishte qëlluar me tre plumba. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë pjesë e bandës së Lushnjes.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alban semaku artan hoxha alban semaku artan hoxha

Sondazh

Poll