Aktualitet

VD/ Për herë të tretë në protestë, qytetarët kërkojnë ulje çmimesh: S’kemi shtet

18 Tetor 2021, 10:04 Nga DOSJA
VD/ Për herë të tretë në protestë, qytetarët

TIRANË– Për herë të tretë qytetarët shqiptarë kanë nisur të protestojnë kundër rritjes së çmimeve. Në orën 18:00, ata janë grumbulluar përpara Kryeministrisë dhe për më shumë se një orë me pankarta në duar kanë kërkuar ulje të çmimeve në disa sektorë. Duke nisur që nga buka, fruta perimet, karburanti, biletat e transporti dhe shumë sektorë të tjerë që prekin jetën e tyre, qytetarët kërkojnë që qeveria të reflektojë pas krizës së paralajmëruar. Me thirrjen ‘ne meritojmë më shumë se buka e gojës’, ata kërkojnë që tu bashkohen sa më shumë protestues.

Një nga qytetarët i kërkoi llogari kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të bukës dhe pyeti se përse nuk janë gjobitur ende oligarkët e miellit, pesë kompanitë që krijuan ‘kartel’ dhe ranë dakort për rritjen e këtij çmimi,  Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK. Një tjëtër protestues, i cili ishte minator kërkoi gjithashtu një mënyrë për t’ia dalë mbanë me 140 mijë lekë të vjetra në muaj. Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që të shikonte vendet përreth dhe të rriste pensionet. Me radhë të gjithë qytetarët folën përmes megafonit dhe e konsideruan një turp faktin që shumë qytetarë të tjerë i ndjekin nga kafenetë dhe nuk u bashkohen.

Çfarë kërkojnë qytetarët:

–Heqjen e TVSH për ushqimet e shportës.

-Uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogëla dhe familjet.

-Heqjen e taksës së qarklullimit në naftë

-Heqjen e akcizës së gazit

Por çfarë ka ndodhur në vend që ka nxitur reagim popullor?

E gjitha nisi me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë. Paralajmërimërimet e më vonshme për rritjen e çmimit të kafes, energjisë elektrike dhe të karburanteve bënë që të qytetarët ‘të zgjiheshin’. Kreu i Qeverisë Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Mbyllja e protestës për rritjen e çmimeve, hapi i radhës: Do përgatiten akte ligjore

Mbyllet protesta: Turp për ata që na shohin nga kafja

Protesta për rritjen e çmimeve, i moshuari: Kjo është diktaturë për ne

Protesta për rritjen e çmimeve, Goci: Paratë shkojnë për oligarkët

Protesta për rritjen e çmimeve, protestuesit thirrje Ramës: Jep dorëheqjen 

Protesta për rritjen e çmimeve, protestuesi: Kemi shtet të korruptuar

Minatori-Ramës: Kam ardhur në këmbë nga Shkoza, ç’të bëj me 140 mijë lekë?

Protesta për rritjen e çmimeve, protestuesja: Jemi të vjedhur por jo të varfër

Qytetari në protestë: Pse nuk u gjobitën oligarkët e miellit?

(a.b;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protesta kunder rritjes se cmimit te naftes protesta per abortin protesta per rritjen e cmimeve protesta kunder rritjes se cmimit te naftes protesta per abortin protesta per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll