Aktualitet

Minatori-Ramës: Kam ardhur në këmbë nga Shkoza, ç’të bëj me 140 mijë lekë?

18 Tetor 2021, 16:44 Nga DOSJA
Minatori-Ramës: Kam ardhur në këmbë nga Shkoza,

TIRANË- Një ish-minator ka ardhur në këmbë nga Shkoza për të protestuar para kryeministrisë për rritjen e çmimeve. Ai tha se edhe pse ka punuar për vite me radhë në minë duke i dhënë shtetit miliona lekë, merr vetëm 140 mijë letë të vjetra pension. Ndërkohë që ka shtuar se ka hyrë në borxhë në momentin që u infektua me Covid, për të blerë ilaçe.

“Sot kam ardhur në këmbë që nga Shkoza, marr vetëm 140 mijë lekë pension. Shohim që të gjithë kanë vila në të katër anët e Shqipërisë, unë nuk kam as një biçikletë. Kam punuar në minierë për vite me radhë, i kam dhënë miliona lekë shtetit shqiptar nga nëntoka. Ti merr 2 milionë lekë zoti kryeministër, kafen e pi me 100 mijë lekë që unë shtyj muajin. Kam kaluar Covid-19 zoti kryeministër, kam paguar miliona, si ia bëra? Ku i gjeta? Kam hyrë në borxh. Kjo sëmundje na mori shumë të moshuar, shumë pensionistë, edhe ne që kemi ngelur, na merr na zhduk, na shfaros të mos jemi me mirë,“tha minatori.

LAJMI KRYESOR: Nis protesta! Qytetarët kërkojnë ulje çmimesh para Kryeministrisë

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protesta kunder rritjes se cmimit te naftes protesta per rritjen e cmimeve protesta kunder rritjes se cmimit te naftes protesta per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll