Aktualitet

PD kërkon Vetting për politikanët, Basha: Berisha s’mund të bunkerizojë partinë!

18 Tetor 2021, 13:01 Nga DOSJA
PD kërkon Vetting për politikanët, Basha: Berisha s’mund

TIRANË– Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme grupin e saj parlamentar në selinë blu për të diskutuar në lidhje me Reformën Territoriale, Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese. Mësohet se PD-ja më në krye Lulzim Bashën ka vendosur që të kërkojë sërish që politikanët t’i nënshtrohen procesit të Vettingu-t njësoj si strukturat e drejtësisë.

Të mërkurën në Kuvend, Partia Demokratike do të propozojë amendamente për ndryshime kushtetuese, reformës territorial dhe asaj zgjedhore. Kërkesa për Vettingu-n e politikanëve do të dorëzohet gjithashtu të mërkurën në Kuvendin e Shqipërisë. Vetë Basha ka deklaruar se Vettingu i politikanëve është i domosdoshëm për të mos pasur politikanë të lidhur me krimin e organizuar. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së grupit parlemantar, Basha tha se ky amendament që do të depozitohet të mërkurën në Kuvend ka për qëllim për të bërë vetingun e politikanëve për lidhjet e tyre me krimin e organizuar, për pasuritë e tyre, të familjarëve të tyre apo të ortakëve të tyre të hapura apo të fshehura, brenda apo jashtë Shqipërisë, në parajsa fiskale apo banka offshore.

Basha shtoi se kjo nismë është mbështetur dhe nga Komisioni i Venecias. I pyetur nëse Vettingu i politikanëve është vënë si kusht ndaj socialistëve në këmbim të votave që ata kanë kërkuar për miratimin e zgjatjes së mandatit të organeve të Vettingut, Basha tha prerë se nuk ka Pazar mes tyre. Mbledhja e grupit parlamentar është shoqëruar dhe me debate mes demokratëve. Luan Baçi është shprehur se ai ka marrë pjesë në takimet e foltoret e Ish-kryeministrit Berisha me demokratët dhe kjo gjë ka bërë që ai të shihet me një tjetër sy. Kjo replikë është pasuar nga ajo e deputetes Grida Duma, e cila është ka kërkuar që demokratët të mos ofendojnë njëri-tjetrin në mënyrë që të ketë bashkim mes tyre. Vetë Basha është shprehur se për hir të demokratëve nuk ka pranuar që t’i përgjigjet foltores së Berishës, por që nuk do ta lejojë kurrsesi që ish-kryeministri të bunkerizojë PD-në për interesa personale.

Foltoren kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar për herë të parë foltoren e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha, të cilën e ka cilësuar një tentativë të liderit historik të PD-së për të bunkerizuar Partinë Demokratike. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Basha tha se sa të jetë ai kryetar i PD-së nuk do të pranojë të hedhë në votim në asnjë forum të Partisë Demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundrej deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Basha shtoi se nuk do të pranojë e lejojë akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA-të.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

DEBATI me Baçin e Dumën! Basha: Jam nga Hotët, s’lejoj Berishën të bunkerizojë PD

Basha: Sa të jem unë kryetar, vendimet e SHBA-ve nuk votohen në PD!

VD-Mbledhja e grupit, Basha: Vettingu i politikanëve është domosdoshmëri

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ndryshimet kushtetuese partia demokratike pd mbledh grupin 18 tetor 2021 reforma territoriale reforma zgjedhore ndryshimet kushtetuese partia demokratike pd mbledh grupin 18 tetor 2021 reforma territoriale reforma zgjedhore

Sondazh

Poll