Politike

Bill Clinton e injoroi, Rama reagon dhe kapet prapë me Metën: Pa koment! (VIDEO)

12 Qershor 2019, 11:57 Nga DOSJA
Bill Clinton e injoroi, Rama reagon dhe kapet prapë me Metën: Pa

Kosovë- Pasi Edi Rama u injorua nga Bill Clinton në Kosovë, ka reaguar sërish.  Në një postim në Instagram Rama ka nxjerrë deklaratat e presidentit Ilir Meta dhe Juncker-it për zgjedhjet.

“Pa koment” shkruan Rama në videon që ka publikuar,  ku presidenti Meta shprehet se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të dëmshme nëse zhvilloheshin, ndërsa Juncker shprehet se  nëse nuk zhvillohen do të dëmtojnë prespektivën europiane. Pra Rama është kapur sërish me Metën edhe pas takimit  në Kosovë, që në fakt pati shumë të papritura.

Theksojmë se pasi Clinton përfundoi fjalën e tij në ceremoninë në Prishtinë,  zbriti nga podium anashkaloi Ramën, dhe takoi krye-parlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli dhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

 

 

Pa Koment

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Sot në Kosovë është zhvilluar ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit nga forcat serbe. Në një ceremoni të zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë marrë pjesë liderët e Kosovës e Shqipërisë, por dhe figura të larta të SHBA. Të pranishëm kanë qenë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton i cili dha urdhër në 1999 që të bombardohej Serbia. Sot përshëndeti qytetarët e Kosovës dhe ish-Sekretaria e Shtetit, Meledeine Albright, që tha se kishin marrë vendimin e duhur që i sollën lirinë Kosovës. Ndërkohë liderët që mbajtën fjalë falënderuar SHBA për ndihmën e madhe që u ka dhënë këto 20 vite. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bill clinton ne kosove clinton injoron ramën rama kapet me metën bill clinton ne kosove clinton injoron ramën rama kapet me metën

Sondazh

Poll