Politike

Lulzim Basha ka datëlindjen, 3 vite më parë Meta i dhuroi trëndafila blu, kush do të kujtohet sot për kryetarin e PD

12 Qershor 2019, 09:29 Nga DOSJA
Lulzim Basha ka datëlindjen, 3 vite më parë Meta i dhuroi

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot datën e lindjes në një situatë jo fort optimale për opozitën dhe aksionin që ka ndërmarrë prej muajsh.

I lindur në 12 qershor të 1974, Basha mbush sot plot 45 vjeç, me një karrierë të spikatur në një moshë të re në politikën shqiptare.

Ishte Ilir Meta, kryetar Kuvendi që u kujtua për Bashën 3 vite më parë në  kohën kur kriza politike kishte në fokus miratimin e Reformës në Drejtësi. Meta i dërgoi Bashës 42 trëndafila blu, që simbolizonin vitet e lindjes dhe ngjyrën e demokratëve.

Po këtë vit? A do të kemi një urim nga politika për kryedemokratin. Dita është e gjatë…por socialistët mund ta gjejnë kohën që përveç 28-vjetorit të themelimit, të ngrejë një dolli edhe për Bashën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike datelindja e lulzim bashes datelindja e lulzim bashes

Sondazh

Poll