Politike

Vijon përplasja në KQZ, Zguri nuk shkon në mbledhje, socialistët vijojnë të vetëm

12 Qershor 2019, 11:17 Nga DOSJA
Vijon përplasja në KQZ, Zguri nuk shkon në mbledhje,

TIRANË- Në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve kanë vijuar përplajset mes kryetarit dhe anëtarëve. Katër anëtarët që janë të zgjedhur nga Partia Socialiste kishin thirrur sot një mbledhje me rend dite me katër pika, por kryetari Klement Zguri nuk ka marrë pjesë.

Zguri është zgjedhur nga Partia Demokratike, pas marrëveshjes mes Bashës dhe Ramës në maj të vitit 2017. Denar  Biba në mungesë të Zgurit tha se në cilësinë e në kryetarit ishte ai që do e drejtonte mbledhjen. 

Sot në KQZ është diskutuar ndryshimin e disa qendrave vendore në disa bashki dhe për disa pika të tjera në lidhje me procesin zgjedhor.

NJOFTIMI I KQZ

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar kur u rrëzua dekreti i Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit, Klement Zguri nuk pranoi që të rrinte në mbledhje dhe u largua në shenjë proteste. Ai tha se nuk mund të votonte për deklretin e Presidentit dhe braktisi mbledhjen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klement zguri mbledhje e kqz perplasje ne kqz zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 klement zguri mbledhje e kqz perplasje ne kqz zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll