Politike

Ish-deputeti nxjerr tezën e letërsisë:Pabesia e Ramës dhe Besës ndaj maturantëve (FOTOT)

12 Qershor 2019, 09:20 Nga DOSJA
Ish-deputeti nxjerr tezën e letërsisë:Pabesia e Ramës dhe

Tiranë- Ish-deputeti i PD-së Luçjano Boçi është shprehur se fill pak pas fillimit të provimit të letërsisë testi është përhapur kudo. Sipas tij kjo është një tallje gjigande  e Edi Ramës dhe ministres së Arsimit ndaj maturantëve.

“Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera.Turp dhe skandal i vërtetë! Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar!!!!”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Kjo nuk është më Maturë Shtetërore!!! Ky është Krim Shtetëror! Një tallje gjigande, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama, Besa e pabesia qeverisëse i bën maturantëve. Fare pak pas fillimit të provimit të Letërsisë, sikurse ndodhi me Anglishten, testi del e përhapet kudo!!!!!
Pas kësaj pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri fëmijët tanë, kur këtu stimulohet e fiton çuni i partisë, goca e qeverisë, i forti i krimit, i shkathti i shkollës?!!!
Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët?!!!
Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera.
Turp dhe skandal i vërtetë! Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar!!!!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luçjano boçi provimi i letërsisë luçjano boçi provimi i letërsisë

Sondazh

Poll