Bota

Fitoi 3 komuna në zgjedhjet në Maqedoni, Ahmeti: Asnjëherë nuk do të ju zhgënjej

18 Tetor 2021, 12:34 Nga DOSJA
Fitoi 3 komuna në zgjedhjet në Maqedoni, Ahmeti: Asnjëherë

MAQEDONIA E VERIUT– Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka konsideruar si një fitore të rëndësishme rezultatin e zgjedhjeve të djeshme në Maqedoninë e Veriut.

Në një status në Facebook ai ka falenderuar votuesit, duke thënë se “asnjëherë nuk do të ju zhgënjej”.

Të dashur miq, motra dhe vëllezër, bashkë ia dolëm edhe kësaj here dhe unë jam shumë mirënjohës e faleminderues për kontributin e secilit prej jush gjatë fushatës dhe ditës së djeshme. BDI është e juaja, është proekt kombëtar ku hise kemi të gjithë dhe unë ju premtoj se asnjëherë nuk do të ju zhgënjej. Përgjegjësinë që ma ngarkoni mbi supe me besimin tuaj e konsideroj si bekim dhe shtytje për të bërë edhe më shumë, edhe më mirë. Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe çdo hap do ta ecim bashkarisht me të gjithë qytetarët. Kjo fitore është e juaja, e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Maqedoni! 32 komuna me kryetar të ri, kryeson VMRO-DPMNE-ja

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti bdi ne zgjedhje zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut ali ahmeti bdi ne zgjedhje zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll