Bota

Nuk fitoi asnjë komunë, Kurti: Synojmë të marrim komunat në balotazh

18 Tetor 2021, 11:57 Nga DOSJA
Nuk fitoi asnjë komunë, Kurti: Synojmë të marrim komunat

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për herë të parë rreth rezultatit të zgjedhjeve lokale të mbajtura ditën e djeshme.

Në një konferencë për shtyp Kurti u shpreh se LVV-ja është subjekti më i madh dhe më i votuar si në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale pavarësisht se nuk arriti të siguronte asnjë komunë në raundin e parë.

Kurti u shpreh optimist për fitoren e ish-ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia i cili kandidon për komunën e Prishtinës.

Më vjen mirë që jeni e kënaqur me punën e ministrit Vitia edhe unë jam shumë i kënaqur. Ai është liruar nga detyra dhe është në garë për prishitinën ku prin qartazi. Ku unë besoj se do jetë kryetar i kryeqytetit.

”Sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk mund ti krahasojmë me zgjedhjet e sotme sepse në krye kanë qenë njerëz që sot kryesojnë 3 institucione. Në atë listë ku unë, kryeparlamentari dhe presidentja Vjosa Osmani është e pashembullt. Nuk ka më kështu liste.”-tha Kurti.

Duke komentuar rezultatet dhe bërë krahasimin me zgjedhjet e 14 shkurtit, Kurti u shpreh se VV-ja ka folur më shumë për çështjet nacionale sesa ato lokale.  Kurti u shpreh se shpreson se kandidatët e VV-së do të marrin fitore në raundin e dytë.

Sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk mund ti krahasojmë me zgjedhjet e sotme sepse në krye kanë qenë njerëz që sot kryesojnë 3 institucione. Në atë listë ku unë, kryeparlamentari dhe presidentja Vjosa Osmani është e pashembullt. Nuk ka më shtu liste.’-shtoi Kurti

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Kosovë! 21 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë (REZULTATET)

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni albin kurti arben vitia zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 albin kurti arben vitia zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll