Aktualitet

U rrëmbye në Lushnje nga tre persona, Alban Semaku u ekzekutua në Peqin

18 Tetor 2021, 10:08 Nga DOSJA
U rrëmbye në Lushnje nga tre persona, Alban Semaku u ekzekutua në

TIRANË-Anëtari i bandës së Aldo Bares, Alban Semaku është rrëmbyer në Lushnje nga persona te pa identifikuar nga policia. Ai u ekzekutua nga më shumë se tre persona në vendin ku u gjet i pajetë ditën e djeshme pranë lumit Shkumbin në Peqin.

38-vjeçari është qëlluar me tre plumba të kalibrit 9 mm, të cilët e kan kapur një në shpinë dhe një në kokë. Policia ka sekuestruar kamerat në të gjithë gjatësinë e rruges ku dyshohet të jetë marrë me dhunë viktima, deri në qytetin e Peqinit ku dhe është ekzekutuar.

Semaku u identifikua nga nëna e tij në morg, orë pasi u gjet i pajetë pranë lumit Shkumbin. Ditën e djeshme ai u gjet në një grumbull me mbeturina pranë lumit Shkumbin. Policisë iu deshën disa orë të indentifikojë kufomën. Sakaq, 38-vjeçari është emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë pjesë e bandës së Lushnjes.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alban semaku vritet alban semaku alban semaku vritet alban semaku

Sondazh

Poll