Aktualitet

Arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim, transportoi 13 emigrantë të paligjshëm

18 Tetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
Arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim, transportoi 13

DIBËR- Arrestohet në Dibër 19 vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. I riu banues në Kukës është kostatuar nga Policia në segmentin rrugor Sllovë-Kala e Dodës-Kukës duke transportuar me një automjet furgon 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e kufirit kundrejt pagesës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme

NJOFTIMI I PLOTË:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Shërbimet policore të Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punë për parandalimin dhe goditjen aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve kundrejt shpërblimit, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim : B.SH., 19 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas me datë 04.10.2021, në segmentin rrugor Sllovë-Kala e Dodës-Kukës, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke transportuar me një automjet furgon 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e kufirit kundrejt pagesës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(a.sh)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arerstohet 19 vjecari po transportonte emigrante policia diber arerstohet 19 vjecari po transportonte emigrante policia diber

Sondazh

Poll