Aktualitet

Unioni i Këshillit Studentor kërkesë Ministrisë: Duam zgjidhje për të pavaksinuarit

18 Tetor 2021, 12:09 Nga DOSJA

TIRANË- Unioni i Këshillave të Studentëve kërkon nga Ministria e Arsimit që të gjejë një zgjidhje për studentët që nuk kanë kryer vaksinën.

Me anë të një deklarate publike, Unioni i kërkon ministrisë së Arsimit dhe Rektorateve të Universiteteve të gjejnë një zgjdhje për situatën e krijuar pasi për to është fyese klasifikimi i studentëve në “të vaksinuar” dhe “të pavaksinuar”. Ata kërkojnë që të hiqet rregulli i testitPCR-së për të hyrë në auditore, pasi çmimi është i papërballueshëm për studentët.

“Nuk po kërkojmë luks, por po kërkojmë të drejtën tonë për arsimim. Kostot për arsimim vetëm shtohen çdo vit të ri akademik dhe bëhen gjithnjë e më shumë të papërballueshme.“- shkruhet në deklaratë.

LAJMI KRYESOR: Viti i ri akademik nis me tensione! Studentët në auditore, kusht vaksinimi ose testi

(a.sh)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet deklarat për vitin e ri akademik protesta e studenteve 18 tetor 2021 unioni i këshillave studentor deklarat për vitin e ri akademik protesta e studenteve 18 tetor 2021 unioni i këshillave studentor

Sondazh

Poll