Aktualitet

Urbanët u përgjysmuan/Bashkia e Tiranës: Po marrim masa në bazë të kontratës

18 Tetor 2021, 11:38 Nga DOSJA
Urbanët u përgjysmuan/Bashkia e Tiranës: Po marrim masa në

TIRANË – Pas njoftimit nga Unioni i Transportit Publik se do përgjysmohet numri i urbanëve që qarkullojnë në kyeqytet ka ardhur dhe reagimi nga Bashkia e Tiranës.

Ata thanë se po e ndjekin nga afër situatën do marrin vendime në bazë të kontratës që kanë me unionin.

“Bashkia e Tiranës po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatese, konform kontratës me operatorët e transportit”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Unioni i Transportit Publik tha  ky vendim vjen si shkak i mosmarrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori i transportit publik kishte pësuar gjatë pandemisë. Ata thanë se nuk e përballojnë dot ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit.

LAJMI KRYESOR: Përgjysmohen urbanët në Tiranë, Transporti publik: Nuk u plotësuan kërkesat!

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes pergjysmohen autobuset unioni i transportit unioni i transportit publik bashkia e tiranes pergjysmohen autobuset unioni i transportit unioni i transportit publik

Sondazh

Poll