Aktualitet

“Misteri rrethon vdekjen e tyre”, ‘The Sun’ hedh dyshime mbi asfiksimin e 4 rusëve

18 Tetor 2021, 12:49 Nga DOSJA
“Misteri rrethon vdekjen e tyre”, ‘The Sun’ hedh dyshime

TIRANË– Vdekja e katër rusëve në Qerret ka marrë jehonë ndërkombëtare. Gazeta britakine “The Sun” i ka kushtuar një artikull vdekje së tyre duke e quajtur misterioze, pasi shkaku kryesor mendohet të ketë qënë asfiksia. Në rreshtat e tij artikulli shpjegon kur ndodh humbja e jetës nga asfiksia, duke ngritur pikëpyetjet nëse vërtet pushuesit rusë humbën jetën nga asfiksia.

“Asfiksia ndodh kur trupi nuk mbushët me oksigjen, por që të ndodh kjo duhet  të ketë prani të gazrave të tjerë që janë të dëmshëm për organizmin e njërit”– shkruhet në njërin nga paragrafët e artikullit.

Sergey Burenkov, 60 vjeç, e shoqja Natalya Burenkova, 58 vjeç, vajza e tyre 31 vjeçare Katya dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç u gjetën të pa jetë natën e së premtes në pishinën dimërore të hotel ”Gloria Palace”. Në fillim të javës pritet që të dalin rezultatet e autopsisë të cilat do të hedhin më shumë dritë mbi shkakun e vdekjes sëfamiljes ruse. Grupi hetimor po merre në pyetje të gjithë personat e akomoduar në hotelin ku ndodhi ngjarja.

Përshtatur nga: The Sun

(a.sh)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret katya belousov natalya burenkova nikita belousov sergey burenkov the sun 4 ruset e vdekur ne qerret katya belousov natalya burenkova nikita belousov sergey burenkov the sun

Sondazh

Poll