Aktualitet

Vdekja e 4 rusëve, merret në pyetje punëtori i hotelit në Qerret

18 Tetor 2021, 10:29 Nga DOSJA
Vdekja e 4 rusëve, merret në pyetje punëtori i hotelit

TIRANË– Policia ka marrë në pyetje personin e mirëmbajtjes së ambienteve të çlodhjes në hotel Gloria në Qerret. Ai ka qënë personi i cili është përballur me trupat e pajetë.

Punonjësi ka deklaruar se turistët kishin kontaktuar hotelin dhe kishin kërkuar që të bëhej gati zona e SPA, që ata të shplodheshin, kur të ktheheshin nga vizita disa orëshe në Maqedoninë e Veriut.

Hetimet janë fokusuar në disa pista ku nuk përjashtohet edhe ajo e një rrjedhje të mundshme të gazit. Raportohet se një ditë para se të gjendeshin të vdekur turistët rus, pati një alarm nga valvula e gazit në këtë hotel e cila u fik nga punonjësit.

Dy gra dhe dy burra u gjetën të pajetë natën e 14 tetorit brenda saundës së hotelit “Gloria Palace” në Qerret. çifti i bashkëshortëve Nataliia dhe Sergei Burenkov përkatësisht 58 dhe 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç janë gjetur të pajetë në dhomën e saunës të resortit luksoz, rreth orës 23:00.

LAJMI KRYESOR: Rusët u vranë! Prokuroria nis hetimet, ambasada ruse kërkon ‘llogari’ (ZHVILLIMET)

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret gloria palace qerret spa 4 ruset e vdekur ne qerret gloria palace qerret spa

Sondazh

Poll