Bota

‘Treguat se çfarë do të thotë uniteti’, Brnabiç uron Listën Serbe për fitoren

18 Tetor 2021, 09:31 Nga DOSJA
‘Treguat se çfarë do të thotë uniteti’,

SERBI– Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka uruar Listën Serbe për fitoren në 10 komuna në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Populli serb në Kosovë edhe një herë ka treguar se çfarë do të thotë unitet, harmoni, besim dhe guxim.”-tha ajo.

Në vijim ajo u shpreh se komuniteti serb ka mbetur i qëndrueshëm në zgjedhjen e tij dhe respektim të paqes, pavarësisht se sipas saj kohët e fundit ka patur presione dhe sulme ndaj tyre.

Pavarësisht nga të gjitha presionet dhe sulmet ndaj të cilave ata ekspozohen çdo ditë, ata kanë mbetur të qëndrueshëm në politikën e tyre të paqes”,- tha ajo.

Nga numërimi i 99% të votave në 10 komuna me shumicë serbe, Lista Serbe ka marrë kryesimin e komunave dhe madje është raportuar se ka patur një pjesmarrje më të madhe krahasuar me komunat e tjera në Kosovë.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Kosovë! 21 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë (REZULTATET)

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni ana brnabic lista serbe zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 ana brnabic lista serbe zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 18 Tetor 2021, 09:22

Ambasadori francez përjashtohet nga Bjellorusia

BJELLORUSI– Ambasadori i Francës në Bjellorusi është larguar nga vendi pasi autoritetet në Minsk kërkuan që ai të largohej të hënën, tha ambasada franceze...