Bota

Rezultati në Prishtinë, Haradinaj uron dy kandidatët që shkojnë në balotazh

18 Tetor 2021, 08:37 Nga DOSJA
Rezultati në Prishtinë, Haradinaj uron dy kandidatët që

KOSOVË– Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka reaguar pas publikimit të rezultateve për Prishtinën ku nuk ka nguruar të falenderojë të gjithë mbshtetësit e tij.

Në një status në Facebook, Haradinaj ka uruar dy kandidatët, Arben Vitinë e LVV-së dhe Përparim Ramën e LDK-së, të cilët do të jenë në balotazh.

Rezultati më i mirë për mua ishte bashkërrugëtimi im me ju. Unë jam krenar me ju dhe punën që e kemi bërë si ekip. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që na mbështetën në këtë bashkërrugëtim. Urime dy kandidatëve pretendues për Kryetar të kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj.

Në sajë të rezultateve të deritanishme Haradinaj arriti të marrë 4.62% të votave ose 3 mijë e 850 vota. Ndërkaq në asamblenë komunale në Prishtinë, AAK ka marrë 10,38% të votave.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Kosovë! 21 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë (REZULTATET)

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora arben vitia daut haradinaj zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 arben vitia daut haradinaj zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll