Bota

Sulmi në SHBA, një i vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre një student

18 Tetor 2021, 08:18 Nga DOSJA
Sulmi në SHBA, një i vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre

SHBA – Sulmi me armë i së dielës në kampin universitar Grambling, në Luiziana ka bërë që një person të humbasë jetën e 7 të tjerë të plagosen. Në mesin e të plagosurve ka edhe një student, ndërkohë që njëri prejt tyre është në gjendje kritike jetësore.

Sipas Ndtv, universiteti njoftoi në Twitter se studenti kishte marrë trajtimin në spital dhe ishte jashtë rrezikut për jetën, kurse personi që humbi jetën nuk ishte i regjistruar në kampus, pra nuk ishte student.

Ky është sulmi i dytë me armë brenda një jave në  një kampus universitar në një kolegj të SHBA.

Shkolla ka pezulluar të gjitha aktivitetet, lojën e përvitshme të futbollit si dhe festat, gjithashtu u anullua mësimi ditën e hënë dhe të martë. Kampusi është vendosur në masa të forta sigurie, me kontrolle të forta gjatë natës deri në një njoftim të dytë.

GramFam, now the is the time to be Unapologetically Unified as we rally to comfort one another after this morning’s incident. The campus has been cleared for normal operations, however, homecoming events scheduled for 10/17 have been canceled along w/classes on 10/18. pic.twitter.com/eTI0ssCOgI

— Grambling State Univ (@Grambling1901) October 17, 2021

“Tani është koha për të qenë të bashkuar në mënyrë absolute, teksa mblidhemi për të ngushëlluar njëri-tjetrin pas incidentit të mëngjesit,” shkroi shkolla në Twitter të dielën.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota sulm me arme sulm me arme ne florida sulm me arme ne kaliforni sulm me arme ne shba sulm me arme sulm me arme ne florida sulm me arme ne kaliforni sulm me arme ne shba

Sondazh

Poll