Aktualitet

Përplasje në Fakultetin e Shkencave, tensione mes studentëve dhe policisë

18 Tetor 2021, 07:22 Nga DOSJA
Përplasje në Fakultetin e Shkencave, tensione mes studentëve dhe

TIRANË– Studentët janë përplasur ditën e sotme me policinë në hyrje të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ata kanë bllokuar hyrjen pasi nuk lejohen që të futen brenda ambienteve të universitetit nëse nuk janë të vaksinuar.

Studentët e revoltuar me vendimin e FSHN-së që nuk i lejojnë të hyjnë në auditore, kanë bllokuar rrugën. Në zonë kanë ardhur forca të shumta policie, për të normalizuar situatën.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Ditën e sotme nis viti i ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet viti i ri akademik 2021-2022 viti i ri akademik 2021-2022

Sondazh

Poll