Aktualitet

Aksidenti i 5 tetorit në Milot, ndërrojnë jetë në spital çifti i bashkëshortëve

18 Tetor 2021, 07:11 Nga DOSJA
Aksidenti i 5 tetorit në Milot, ndërrojnë jetë në

TIRANË– Çifti i bashkëshortëve të cilët mbetën të aksidentuar pasditen e 5 tetorit në aksin rrugor Milot-Rrëshen në Skuraj, kanë ndërruar jetë. Burri ka ndërruar jetë 2 ditë më parë në Spitalin e Traumës, ndërsa gruaja e tij ditën e sotme.

Të aksidentuarit e tjerë ndodhen në spital duke marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ndërkohë identiteti i çiftit të bashkëshortëve ende nuk është bërë i ditur për mediat.

Në aksidentin që ndodhi në datë 5 tetor u plagosën 4 persona.

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.’-thuhej në njoftimin e 5 tetorit nga policia.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në milot aksident në milot

Sondazh

Poll