Aktualitet

Studenti i pavaksinuar: Nuk përballoj dot çmimin e testit, do i bashkohem protestës

18 Tetor 2021, 07:01 Nga DOSJA
Studenti i pavaksinuar: Nuk përballoj dot çmimin e testit, do i

TIRANË– Një student i pavaksinuar ka shkaktuar trazira në hyrje të Fakultetit të Historisë dhe  Filologjisë në Tiranë. Ai nuk është pranuar që të futet brenda universitetit dhe kjo ka shkaktuar nervozizëm tek i riu. Për gazetarët e pranishëm ai e krahasoi gjendjen si në komisariat, teksa paralajmëroi se do ti bashkohej protestës që do të zhvillohet sot në orën 10:00 kundër vaksinimit me detyrim.

‘Nuk e përballoj dot çmimin e testit. Mua nuk më lënë të hy, e di që ka protestë në orën 10, do shkoj atje. Ta dini këtë 15% e studentëve nuk janë vaksinuar. Mos bini pre e këtyre, këto janë për tu pështyrë. Kjo bëhet me hapa ligjorë, me bojkotim, nuk bëhet kështu, si të jesh në komisariat.’

Ditën e sotme nis viti i ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet studenti i pavaksinuar tirane viti i ri akademik 2021-2022 studenti i pavaksinuar tirane viti i ri akademik 2021-2022

Sondazh

Poll