Aktualitet

FOTO/ Aksident i pesëfishtë në Durrës, mjetet bëhen ‘copash’, asnjë i lënduar

18 Tetor 2021, 06:34 Nga DOSJA
FOTO/ Aksident i pesëfishtë në Durrës, mjetet bëhen

DURRËS– Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Dosja.al mëson se një mjet me targa italiane është përplasur me mjetet e tjera. Mjeti tip fouristradë ka qënë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera. Në foto shihet që mjetet që janë përfshirë në aksident janë bërë copash. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka asnjë person të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident në durrës aksident aksident në durrës

Sondazh

Poll