Politike

Kryeministrja serbe: Nuk do ta njohim Kosovën, s’është kusht

16 Tetor 2021, 17:15 Nga DOSJA
Kryeministrja serbe: Nuk do ta njohim Kosovën, s’është

SERBI– Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar prerë se Serbia nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës. Mediat serbe shkruajnë se Brnabiç është shprehur se si kryeministre nuk do ta nënshkruanre kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës, por pa një zgjidhjeje të konfliktit mes tyre.

Brnabiç beson është e mundur një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por thotë se për këtë duhen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion.

 “Jo, si kryeministre nuk do ta firmos Pavarësinë e Kosovës. Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht. Është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë,”- tha Brnabiç.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ana brnabic dialogu kosove-serbi njohja e kosoves ana brnabic dialogu kosove-serbi njohja e kosoves

Sondazh

Poll