Sport

Uruguaji, fundi një epoke? Oscar Tabarez drejt lamtumirës, pas 15 vitesh…

17 Tetor 2021, 09:06 Nga DOSJA
Uruguaji, fundi një epoke? Oscar Tabarez drejt lamtumirës, pas 15

URUGUAJI – Në futbollin e Uruguajit, një kapitull 15-vjeçar duket se do të mbyllet. Oscar Washington Tabarez në fakt është afër largimit nga kombëtarja “çeleste”.

Siç raportohet nga “El Pais”, pavarësisht një kontrate që përfundon më në korrik 2022, trajneri 74-vjeçar mund ta linte menjëherë rolin e tij, edhe për shkak të një paraqitjeje të pakënaqshme në ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës në “Katar 2022”.

Në këto orë Federata Uruguajane e Futbollit po shqyrton seriozisht mundësinë e mbylljes së hershme të “ciklit Tabarez”. Në rast lamtumire, emri i parë për vendin vakant do të ishte ai i Diego Aguirre, tani trajner i Interit në Porto Alegre.

Oscar Tabarez ka qenë trajner i Uruguajit për 15 vite dhe është në përvojën e tij të dytë në stolin e ekipit kombëtar, pas një ndërprerje nga vitet ‘88 në ‘90. Njoftimi zyrtar i lajmit për shtypin pritet gjithashtu në orët e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “ciklit tabarez” el-pais federata uruguajane e futbollit kupën e botës në “katar 2022” oscar washington tabarez trajneri 74-vjeçar “ciklit tabarez” el-pais federata uruguajane e futbollit kupën e botës në “katar 2022” oscar washington tabarez trajneri 74-vjeçar

Sondazh

Poll