Aktualitet

Viktima në Peqin! Anëtar i bandës së Lushnjes, zhduket miku i Aldo Bares

17 Tetor 2021, 14:21 Nga DOSJA
Viktima në Peqin! Anëtar i bandës së Lushnjes, zhduket miku

PEQIN– Identifikohet viktima e gjetur në Peqin! Mësohet se bëhet fjalë për Elton Simaku (Mermali), 38 vjeç, anëtar i bandës së Lushnjes. Vetë Mermali ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 1998, për të cilën e ekstraduan nga Italia në vitin 2006. Në vitin 2015, ai ishte arrestuar pasi kishte kërcënuar një qytetar me armë zjarri për arsye të dobëta, ndërsa qelinë e kishte lënë vetëm pak muaj më parë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për verifikimin e identitetit të shtetasit të vrarë me armë zjarri, i cili është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen Çezmë, Peqin, pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte shtetasi Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një kre hër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në I.E.V.P Peqin.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet anëtari i bandës së Lushnjes në Peqin, trupi i pajetë gjendet afër lumit Shkumbin!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll