Aktualitet

Vrasja e ’98-ës! Sot u gjet pa jetë në Shkumbin, si u ekstradua nga Italia ‘kinezi’

17 Tetor 2021, 15:31 Nga DOSJA
Vrasja e ’98-ës! Sot u gjet pa jetë në Shkumbin, si u

TIRANË– Alban Semaku, gjithashtu i njohur me emrin tjetër Elton Mermali ishte vetëm 23 vjeç kur kreu vrasjen e tij të parë. Të paktën, atë për të cilën ka prova.

Ai, Enver Dondollaku, Erjon Cici, Maksim Cela, Dritan Vila dhe Petrit Lici, të gjithë akuzohen për vrasjen e ndodhur në nëntor të vitit 1998 kur dhanë frymën e fundit Bledar Haxhia dhe Artan Sulçe.

Por përse ndodhi vrasja në hyrje të qytetit të Lushnjes? Cili ishte motivi?

Alfred Shkurti u bë i njohur, pasi Artur Daja i vrau vëllanë, Ramadan Shkurti. Pas kësaj ngjarjeje, Shkurti vendos të marrë hak dhe e vret hasmin e tij në fshatin Grabjan të Lushnjës. Trupi i Dajës u shpërbë nga një shpërthim tritoli, ndërkohë që koka e tij shëtiti të gjithë Lushnjen dhe ndaloi në qendër të qytetit. Por personit që i ishte besuar detyra e rëndësishme, nuk iu fal gabimi. Bledar Haxhiu ishte instruktuar për ta sjellë të gjallë hasmin, por nuk ia doli.

Për këtë, Haxhiu e pagoi shtrenjtë. Ai nuk u fal, siç i ishte premtuar. Mëngjesin e 23 tetorit të vitit 1998, ai po udhëtonte me një automjet tip fuoristradë së bashku me Artan Sulçen nga qendra e qytetit drejt fabrikës së plastmasit.

Në një kryqëzim, e prisnin Petrit Liçi, Erjon Kashari dhe Elton Mermali të cilët hapën zjarr me kallashnikov duke i lënë të vdekur të dy. Pranë afrohen me pistoleta Edjan Xhafaj dhe Dritan Vila që u dhanë plumbin e sigurisë. Pas eliminimit të Artur Dajës dhe njerëzve të tij, në Lushnje ligji bëhej nga banda e Aldo Bares dhe askush më nuk i kundërvihej. Kjo është një nga ngjarjet kryesore për të cilat dyshohet se është ekzekutuar Semaku (Mermali), për të cilën hakmarrja duket se ende nuk është marrë.

Laert Haxhiu është një të afërmit e Bledarit të vrarë më shumë se dy dekada më parë. I riu, i cili është ende në kërkim nga Policia e Shtetit, ka pasur herë pas here përplasje me anëtarë dhe familjarë të Aldo Bares. Madje është përfshirë në një shkëbim zjarresh me nipin e Bares, Xhulio Shkurtin, por ky i fundit fatmirësisht ka shpëtuar. Megjithatë duket se “hesapet” e të shkuarës nuk janë mbyllur ende, madje dhe sot vazhdojnë dhe shkaktojnë viktima. 

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet anëtari i bandës së Lushnjes në Peqin, trupi i pajetë gjendet afër lumit Shkumbin!

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje në peqin vritet alban semaku vritet elton mermali vrasje në peqin vritet alban semaku vritet elton mermali

Sondazh

Poll