Aktualitet

Vdekja e 4 turistëve rus! U gjetën në pishinën dimërore, 3 pistat e hetimit

17 Tetor 2021, 12:38 Nga DOSJA
Vdekja e 4 turistëve rus! U gjetën në pishinën

TIRANË– Katër turistët rusë, të cilët u gjetën pa jetë brenda hotel ‘Gloria’ në Qerret, nuk janë asfiksuar brenda saunës ashtu siç edhe pretendoi Policia e Shtetit në njoftimin zyrtar. Sot, burime zyrtare për Dosja.al bëjnë me dije se të gjithë; prindërit, vajza dhe dhëndri i tyre janë gjetur bashkë brenda në pishinën dimërore të hotelit, pa shenja jete për shkaqe ende të panjohura.

Ata kishin kërkuar që ambientet e SPA-së përfshirë dhe pishinën e brendshme të ishin gati që pasi të ktheheshin nga vizita e tyre në Ohër të mund të relaksoheshin në to. Punonjësi që përgjigjet për pishinën e kishte pastruar gjatë ditës duke përdorur dhe klor, por është shumë e dyshimtë që asfiksia e tyre të ketë ardhur njëkohësisht dhe për të katërt nga përqindja e klorit në ujë.

Aktualisht janë marrë kampionët e ujit dhe të klorit të përdorur në pishinë, si dhe është matur cilësia e ajrit nga ekspertët. Pistat kryesore janë ato të vrasjes pa gjurmë, asfiksisë nga klori, por po shihet dhe teza e një helmimi të mundshëm nga ushqimi por edhe jo vetëm. Ndërkohë, nuk është gjetur gjurmë e ndonjë substance narkotike apo alkooli, përveç një shishe birre të hapur, duke hedhur poshtë dyshimet për mbidozë. Po ashtu edhe prokuroria e Kavajës paraprakisht bën me dije se nga kqyrja paraprake e trupave, nuk kanë pasur shenja dhune.

Ambasada Ruse në Tiranë kërkon hetim të plotë të ngjarjes së rëndë, ndërsa shtojnë se janë në kontakt të vazhdueshme me agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Por vetëm mjekësia ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes, ndërsa pas autopsisë paraprake trupat e katër viktimave do t’i dorëzohen përfaqësuesëve rus për ceremoninë mortore.

Grupi hetimor po bashkëpunon dhe me ambasadën ruse dhe autoritetet përkatëse për të mësuar më shumë mbi viktimat dhe veçanërisht aktivitetin profesional të dy burrave. Megjithatë pritet që të hënën, të dalin rezultatet e autopsisë për të hedhur më shumë dritë lidhur mbi ngjarjen.

Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousovu gjetën të pajetë natën e 14 tetorit brenda saundës së hotelit “Gloria” në Qerret. Dosja.al raportoi e para se çifti i bashkëshortëve, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri i saj Nikita Belousov, u gjetën të pajetë në dhomën e saunës të resortit luksoz, rreth orës 23:00.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

12:34

Vdekja e turistëve, ambasada ruse: Besojmë në një hetim të gjithanshëm nga Shqipëria

11:31

Tragjedia në Qerret! Punonjësi i pishinës: E dezinfektova me klor (DETAJET)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova natalia burenkova sergey burenkov 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova natalia burenkova sergey burenkov

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2021, 11:52

Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranë!

TIRANË– Ka përfunduar Maratona e Tiranës, ku morën pjesë rreth 2500 garues, prej të cilëve 1000 vinin nga e gjithë bota. Për secilën kategori, Marath...