Aktualitet

VD: Vrasja e kamarierit në Elbasan, në 71 sekonda Erjon Llapushi mbylli gjithçka!

17 Tetor 2021, 14:25 Nga DOSJA
VD: Vrasja e kamarierit në Elbasan, në 71 sekonda Erjon Llapushi

ELBASAN– Dalin pamjet e para nga sherri për një tavolinë që përfundoi në vrasjen e një personi! Në videon e mëposhtme të siguruar nga “ABC”, tregohet qartë gjithë dinamika e nisjes së debatit mes kryekamarierit Gazment Kurmaku dhe klientit 33-vjeçar Erjon Llapushi, që i mori jetën duke e qëlluar më grushta dhe me shkelma.

E gjitha ka ndodhur në vetëm 1 minutë e 11 sekonda kohë.

Në videon e siguruar nga ABC, shfaqen dy persona të ulur në një tavolinë prej 4 personash. Përballë kameras është Erjon Llapushi, i cili shoqërohet nga shoku i tij. Sapo ulen, të dyve u shkon pranë tavolinës kryekamarieri, Gazment Kurmaku dhe u kërkon që të lëvizin duke u shpjeguar se ishte e rezervuar. Por kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer 33-vjeçarit, i cili çohet, i vendos dorën në qafë dhe qartësisht e kërcënon se nuk do të lëvizë. Po ashtu merr nga tavolina thikën dhe ulet sërish duke i bërë me dije se nuk do të lëvizë.

Në këtë moment, kryekamarieri Gazment Kurmaku largohet por duket se debati ka vijuar me ofendime në distancë. Pasi Llapushi nga Pogradeci çohet nga tavolina dhe e qëllon atë me grusht në kokë. Goditje që për të ka qenë fatale. 50-vjeçari ra duke përplasur kokën me një pjesë betoni, e cila i shkaktoi vdekje klinike. Ndërkohë që të gjithë klientët e tjerë të “Fish City” të Gjergj Lucës kanë parë skenën me sy.

Fillimisht Kurmakut iu dha ndihma e parë në Spitalin e Elbasanit. Më pas u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për 5 ditë ai qëndroi në vdekje klinike dhe më datë 7 ndërroi jetë. Ndërkohë që Erjon Llapushi ende nuk është kapur, ndërsa në kërkim është shpallur edhe shoku i tij, me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Llapushi është emër shumë i njohur për drejtësinë shqiptare, i dënuar rregullisht që nga viti 2007, ndërsa për mikun e tij nuk ka ende asnjë informacion.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erjon llapushi gazment kurmaku sherri ne labinot erjon llapushi gazment kurmaku sherri ne labinot

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2021, 11:52

Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranë!

TIRANË– Ka përfunduar Maratona e Tiranës, ku morën pjesë rreth 2500 garues, prej të cilëve 1000 vinin nga e gjithë bota. Për secilën kategori, Marath...