Aktualitet

Ishte “Kinezi” i Aldo Bares! Kush është Alban Semaku, viktima me dy emra (KRIMET)

17 Tetor 2021, 15:13 Nga DOSJA
Ishte “Kinezi” i Aldo Bares! Kush është Alban Semaku,

PEQIN– Alban Semaku, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kinezi” është gjendur i vrarë pranë lumit Shkumbin në Peqin. Viktima, njihet si mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë me “kapon” e bandës së Lushnjes, Aldo Baren. Por deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

‘Kinezi’ ishte pjesëtar i bandës së Lushnjes, grup me mbi 100 anëtarë, me në krye Aldo Baren, i cili ishte udhëheqësi me autoritet absolut. Vetë Mermali ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2003, për të cilën e ekstraduan nga Italia në vitin 2006. Pasi doli nga burgu, duket se nuk zgjodhi që t’i rikthehej jetës normale.

Ai përfundoi sërish pas hekurave por kësaj herë për vepra të tjera penale të lidhura me kanosjen ndaj qytetarëve por edhe prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në vitin 2015, ai ishte arrestuar pasi kishte kërcënuar një qytetar me armë zjarri për arsye të dobëta, ndërsa qelinë e kishte lënë vetëm pak muaj më parë. Semaku ka qenë më herët i dënuar me 6 vite burg për vrasje e njihej si pjesëtar i Bandës së Lushnjes, e kryesuar nga Aldo Bare.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet anëtari i bandës së Lushnjes në Peqin, trupi i pajetë gjendet afër lumit Shkumbin!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje në peqin vritet alban semaku vritet elton mermali vrasje në peqin vritet alban semaku vritet elton mermali

Sondazh

Poll