Bota

Vrau 10 civilë në Afganistan, SHBA ofron dëmshpërblim për familjarët

16 Tetor 2021, 14:05 Nga DOSJA

AFGANISTAN- Pentagoni i ka ofruar pagesa ngushëllimi familjarëve të 10 civilëve që u vranë në një sulm me dron amerikan në Afganistan në gusht gjatë ditëve të fundit para se trupat amerikane të tërhiqeshin nga vendi.

Sipas Guardian, Departamenti amerikan i mbrojtjes tha se kishte marrë një angazhim që përfshinte ofrimin e “pagesave të ngushëllimit ex-gratia”, përveç punës me departamentin e shtetit amerikan në mbështetje të anëtarëve të familjes që ishin të interesuar për zhvendosje në Shtetet e Bashkuara.

Colin Kahl, nënsekretari amerikan i mbrojtjes për politikën, mbajti një takim virtual të enjten me Steven Kwon, themeluesin dhe presidentin e Nutrition & Education International, organizata ndihmëse që punësoi Zemari Ahmadi, i cili u vra në sulmin me dron të 29 gushtit, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.

Sulmi me dron në Kabul vrau 10 civilë, përfshirë shtatë fëmijë. Pentagoni kishte thënë më herët se sulmi i 29 gushtit kishte në shënjestër një sulmues vetëvrasës të Shtetit Islamik, i cili përbënte një kërcënim të afërt për trupat e udhëhequra nga SHBA në aeroport, ndërsa ata përfundonin fazat e fundit të tërheqjes së tyre nga Afganistani.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota pentagoni shperblen familjet sulm ne afganistan trupat amerikane largohen nga afganistani pentagoni shperblen familjet sulm ne afganistan trupat amerikane largohen nga afganistani

Sondazh

Poll