Aktualitet

Porti turistik i Vlorës, qeveria miraton kontratën e qirasë 1 euro për koncesionin

16 Tetor 2021, 15:05 Nga DOSJA
Porti turistik i Vlorës, qeveria miraton kontratën e qirasë 1

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit, më 13 tetor, kontratën e qirasë me vlerë një euro për koncesionin e ndërtimit të portit turistik në Vlorë. Projekti u fitua nga bashkimi i disa operatorëve, të cilët janë bashkimi i kompanive: “Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k.,  dhe “Marina Projects”.

Të gjitha do të marrin me qera me vlerën 1 euro mbi 57 mijë metra katrorë pronë shtetërore, më konkretisht vendin ku sot ndodhet porti i Vlorës.

Qiraja është 20-vjeçare ndërsa koncesionari duhet të investojë rreth 98 milion dollarë për projektin që duhet të përfundojë brenda 72 muajve. Po ashtu, firma duhet të punësojë mbi 100 puntorë, ndërsa do të duhet të fillojnë punimet në zonën e triportit, për ta kthyer atë të fundit në portin e mallrave.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike porti i vloes vkm 13 tetor 2021 vlore porti i vloes vkm 13 tetor 2021 vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2021, 15:05

FOTOT- Merr flakë makina në Tiranë-Durrës

TIRANË– Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Sukthit.Pamjet e publikua...

Aktualitet 16 Tetor 2021, 14:10

PISTA: 4 rusët në Qerret mund të jenë vrarë!

QERRET– Grupi hetimor ka në tavolinë një pistë hetimi për vdekjen e katër turistëve rusë: atë të vrasjes. Mësohet se paraprakisht u raportua se dy ç...