Aktualitet

Akuza për trafik droge/ Sekuestrohen 150.000 euro pasuri e dy vëllezërve

16 Tetor 2021, 09:58 Nga DOSJA
Akuza për trafik droge/ Sekuestrohen 150.000 euro pasuri e dy

TIRANË– Dy vëllezërve, Arjel dhe Oltjon Legisi, me precedentë penalë iu është sekuestruar pasuria me vlerë 150.000 euro. Policia e Shtetit ka njoftuar lidhur me sekuestrimin e pasurive, duke bërë me dije se të dy vëllezërit ishin ndaluar në Spanjë. Arjel Legisi është arrestuar në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, ndërsa i vëllai akuzohet për “trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”. Po ashtu, po hetohet për të zbuluar nëse ata kanë fshehur pasuri në emër të familjarëve të tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 150.000 euro, në ngarkim të dy vëllezërve me precedent penal në fushën e krimeve ndaj jetës. Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve: A. L. 30 vjeç, dhe O. L, 30 vjeç, vëllezër), me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj jetës. Nga të dhënat e marra shtetasi A. L, është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim. Ndërsa shtetasi O. L, është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Gjithashtu, në zbatim të këtij procedimi si dhe vendimit të Prokurorit u bë sekuestrimi i pasurive të shtetasve të lartpërmendur dhe familjarëve të tyre që arrijnë vlerën 150.000 euro. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arjel legisi oltjon legisi arjel legisi oltjon legisi

Sondazh

Poll