Sport

“Lufta” për pushtet dhe para mes FIFA-s dhe UEFA-s

16 Tetor 2021, 10:08 Nga DOSJA
“Lufta” për pushtet dhe para mes FIFA-s dhe UEFA-s

ZVICER – FIFA dhe UEFA dy roganet që drejtojnë futbollitn Botëror dhe Europian duket të jenë në një luftë të hapur për pushtet dhe para që lidhet edhe me organizimet e aktiviteteve madhore sic është propozimi i fundit për një Botëror cdo dy vite.

Së fundi UEFA ka reaguar edhe me një deklaratë zyrtare, ku shprehet se nuk do të ndalet së kundërshtuari idenë e FIFA-s, deri në momentin që kjo e fundit të heqë dorë nga reklamimi i Botërorit çdo dy vite dhe të mbizotërojë sërish mirëkuptimi mes palëve.

“Propozimet dëmtojnë çdo futbollin dhe zhvlerësojnë kompeticionin. FIFA duket se kërkon ta arrijë këtë gjë me nxitim, që më pas të mos ketë vlerë as pendimi. Ne nuk do të ndalemi së kundërshtuari këtë ide deri në momentin që të mbizotërojë mirëkuptimi dhe FIFA të heqë dorë nga projekti i saj, që nuk i shërben aspak futbollit”, tha ndër të tjera UEFA në deklaratë.

Ideja e një Botërori çdo dy vite është hedhur nga Arsene Wenger, i punësuar nga FIFA për të sjellë risi në botën e futbollit dhe po mbështetet shumë edhe nga kreu i qeverisë botërore të futbollit, Gianni Infantino.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport boterori europiani fifa futboll uefa boterori europiani fifa futboll uefa

Sondazh

Poll