Sport

VD/ McGregor, fanella e Romës dhe uiski me Mourinhon: Jose është një legjendë

16 Tetor 2021, 09:19 Nga DOSJA
VD/ McGregor, fanella e Romës dhe uiski me Mourinhon: Jose është

ROMË-Është e pamundur që Conor McGregor të shijojë pushimet në paqe. I rrethuar nga mijëra fansa në Romë, ku pak ditë më parë zbarkoi me familjen e tij për të admiruar bukuritë e kryeqytetit. Pra, një shëtitje përmes “del Corso” (i shoqëruar nga dhjetëra e dhjetra truproja), pastaj zbulimi i San Pietro dhe kopshteve të Vatikanit. Pastaj edhe darka në tarraca spektakolare dhe ndjellëse me një pamje të plotë të Romës gjatë natës, me të gjitha ndërtesat historike dhe të pavdekshme të ndriçuara nga dritat befasuese.

 

Dhe në njërën prej këtyre darkave ai takoi Jose Mourinhon, admiruesin e tij dhe natyrisht trajnerin e Romës. “Unë e respektoj këtë njeri, ai është një legjendë,” shkroi McGregor, duke postuar një fotografi së bashku. Të dy bënë shaka dhe pinë uiski së bashku, pastaj Mourinho i dha atij një fanellë të Romës: ku shkruhej Connor dhe 10 mbi supet e tij.

 

 

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Një gjest që atleti e vlerësoi shumë. Shumë fotografi në profilin e McGregor, respekt i madh mes të dyve. “Po, është ai! Conor McGregor i madh – shkroi Mourinho në rrjetet sociale -. Ishte një kënaqësi e vërtetë ta takoja, të ndaja disa histori me të dhe t’i ofroja fanellën më të bukur në qytet. Ai është një legjendë!”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport conor mcgregor mourinho roma conor mcgregor mourinho roma

Sondazh

Poll