Aktualitet

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 17-vjeçari shqiptar në Itali

16 Tetor 2021, 09:23 Nga DOSJA
Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 17-vjeçari shqiptar

ITALI– Një i mitur shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare në një park në Piazza Roma.

Sipas mediave italiane, ka qenë denoncimi i kësaj të fundit por edhe vëzhgimi i kamerave të sigurisë në zonë që ka bërë që i mituri të ndalohet nga policia. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ku një 15-vjeçare kontaktoi policinë duke denoncuar se kishte qenë viktimë e një ngacmimi seksual nga një i huaj.

Arrestimi u bë mbrëmjen e së enjtes, pas marrjes së dëshmive të personave të përfshirë në ngjarje por dhe të dëshmitarëve. Gjithçka ndodhi në pak sekonda ku e mitura me bashkëmoshatarët e saj kishin dalë në park ku u ‘pikasën’ nga dy shqiptarët, 16 dhe 17 vjeç, të cilët u kërkuan të bashkoheshin. Të dy, kishin filluar të ngacmonin vajzat ku më pas njëri prej tyre e kishte shtyrë 15-vjeçaren në mur, duke e puthur me dhunë pavarësisht refuzimit të saj.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet akuza per ngacmim seksual arrestohet shqiptari ne itali itali akuza per ngacmim seksual arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll