Aktualitet

GJESTI PREKËS! Nëna doli nga banesa, por u kthye të shpëtonte djalin nga flakët

16 Tetor 2021, 08:39 Nga DOSJA
GJESTI PREKËS! Nëna doli nga banesa, por u kthye të

TIRANË- Një dëshmi rrëqethëse ka ardhur nga fqinja e Hava dhe Klodian Osmënajt, e cila banonte ngjitur me apartamentin e tyre që u përfshi nga flakët në Astir mëngjesin e sotëm. Ajo ka treguar se 62-vjeçarja kishte arritur që të dilte nga banesa pasi i biri i kishte vënë flakën apartamentit, por ishte kthyer për ta marrë. I riu, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor nuk ka dalë sepse kishte frikë nga sirenat e Policisë që ndodheshin poshtë pallatit. Pasi është futur sërish në banesë, flakët kanë përpirë brenda pak minutash gjithçka, dhe ajo është hedhur nga dritarja, për të shpëtuar. Por ka ndërruar jetë në spital.

“Ka dalë dhe ka hyrë që të marrë djalin. Djalin nuk donte që të dilte nga banesa se kishte frikë nga policia. Kishte hapur derën…  Është kthyer për të marrë djalin e mbuloi flaka dhe tymi. Kemi njoftuar policinë erdhën shpejt, zjarrfikësja vonoi pak. Mua më është dëmtuar vetëm dera. Ajo punonte,”- tha fqinja e tyre.

LAJMI KRYESOR: Zjarr në Astir/ Nënë e bir hidhen nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve, gruaja vdes

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne astir zjarr ne astir

Sondazh

Poll