Aktualitet

Humbi jetën e ëma, zjarrfikësi: Banesës në Astir i vuri flakën djali i shtëpisë!

16 Tetor 2021, 08:57 Nga DOSJA
Humbi jetën e ëma, zjarrfikësi: Banesës në Astir i vuri

TIRANË- Arjan Ahmetaj, nga shërbimi zjarrfikës në Tiranë, ka konfirmuar se zjarri në Astir ka qenë i qëllimshëm. Nga kqyrja paraprake ai tregon për mediat se, sipas tij zjarri është vendosur nga djali. Por nuk dihet ende mënyra sesi ka ndodhur. Këtë detaj do ta zbulojë ekspertiza që do të bëhet në vendin e ngjarjes.

Nuk japim përgjigje pa kryer aktin e ekspertimit. Kemi ardhur në kohë që në momenitin e shuarjes së zjarrit. Por nga të dhënat shikojmë që kemi një zjarrmoni të vënë nga autori, nga djali. Ka pasur probleme familjare brenda familjes. Do dalim në konkluzione pas hetimet. Edhe komshinjtë flasin për probleme familjare,”- tha Ahmetaj.

LAJMI KRYESOR: Zjarr në Astir/ Nënë e bir hidhen nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve, gruaja vdes

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ahmetaj zjarr ne astir arjan ahmetaj zjarr ne astir

Sondazh

Poll