Aktualitet

TRAGJIKE! Momenti kur shkrumbohet apartamenti në Astir, ‘ezani’ dëgjohet në sfond

16 Tetor 2021, 08:12 Nga DOSJA
TRAGJIKE! Momenti kur shkrumbohet apartamenti në Astir, ‘ezani’

TIRANË- Dalin pamjet nga momenti kur banesa në Astir ishte duke u shkrumbuar nga flakët. Siç duket nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga “Balkanëeb”, apartamenti është përfshirë totalisht nga flakët, duke detyruar nënë e birë, Hava dhe Klodian Osmënaj që të hidheshin nga dritarja. Kjo pasi flakët kishin bllokuar totalisht çdo dalje tjetër. 62-vjeçarja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga rënia, ndërkohë që djali i saj ndodhet i plagosur në spital.

Pamjet e rënda janë filmuar nga një banor i pallatit përballë, ndërsa bie në sy fakti që ndërkohë që banesa digjet, në sfond dëgjohet ezani i hoxhës nga xhamia që ndodhet në zonë, ritual që përsëritet çdo ditë rreth orës 6 të mëngjesit. Ndërkohë që zjarrfikëset nuk duken askund, pasi sipas banorëve u vonuan për të mbërritur në vendin e ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Zjarr në Astir/ Nënë e bir hidhen nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve, gruaja vdes

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet astir zjarr ne astir astir zjarr ne astir

Sondazh

Poll