Aktualitet

4 rusët e vdekur në Qerret/ Recepsionisti i gjeti pa ndjenja: I thirra disa herë…

16 Tetor 2021, 06:46 Nga DOSJA
4 rusët e vdekur në Qerret/ Recepsionisti i gjeti pa ndjenja: I thirra

KAVAJË– Detaje të tjera janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Qerret, ku katër turistë rusë u gjetën pa jetë brenda një saune. Para se të gjendeshin pa ndjenja, turistët kishin mbërritur në hotel vetëm 1-2 orë më pare dhe kishin vendosur që të relaksoheshin. Mungesa e tyre u vu nga personat e tjerë që i shoqëronin, të cilët kërkuan ndihmën e recepsionistit për të ndërhyrë. Ai ka rrëfyer se rreth orës 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës u kishte thirrur, gjithashtu edhe për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë. Por askush nuk është përgjigjur.

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pashë të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar,”-tha ai.

4 personat kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.

LAJMI KRYESOR: E rëndë/ Gjenden kufomat e dy çifteve ruse në saunën e një hoteli në Qerret

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll