Aktualitet

Çdo gjë shkrumb e hi! Brenda banesës që u dogj në Astir, dritarja ishte e hapur…

16 Tetor 2021, 08:04 Nga DOSJA
Çdo gjë shkrumb e hi! Brenda banesës që u dogj në

TIRANË– Dalin pamje nga brenda shtëpisë së Hava dhe Klodian Osmënaj, banesa e të cilëve u shkrumbua nga flakët. Në përpjekje për të shpëtuar, nënë e bir u hodhën nga dritarja, por 62-vjeçarja ndërroi jetë.

Brenda banesës së tyre nuk duket asgjë tjetër veç shkrumbi që ka “veshur” muret, e një pirg me rroba të vendosura mbi krevat. Po ashtu nga zjarri, është shembur totalisht edhe dera e ballkonit, ndërsa dritarja në dhomën e gjumit është krejtësisht e hapur, pasi nga aty dyshohet se u hodhën nënë e bir për të shpëtuar.

Por tymi i zi që ka dalë nga banesa e tyre ka dalë edhe në korridorin e përbashkët, duke bërë të pamundur që të banorët e tjerë të dilnin nga banesa e tyre.

LAJMI KRYESOR: Zjarr në Astir/ Nënë e bir hidhen nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve, gruaja vdes

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne astir zjarr ne astir

Sondazh

Poll