Aktualitet

‘Një avaz ka’/ Zjarri në Astir, fqinja: U desh të derdhej gjak që të vinte Policia

16 Tetor 2021, 07:12 Nga DOSJA
‘Një avaz ka’/ Zjarri në Astir, fqinja: U desh të

TIRANË– Banorja e pallatit, ku u dogj apartamenti në katin e 3, ka treguar detaje lidhur me nënë e bir që ndodheshin brenda banesës. Ajo tregoi se tymi u kishte ardhur të gjithëve në shtëpi, ndërsa shtoi se të lënduar nga zjarri kishin mbetur edhe fqinjët e katit të katërt, mbi banesën që u shkrumbua.

Banorja tha se Klodjan Osmënaj, 36 vjeç, që dyshohet se mund t’i ketë vënë zjarrin banesës ishte me depresion dhe problematik, pasi shpesh gjuante dhe hidhte gjëra nga lart. Madje shtoi se si ish-administratore e kishte denoncuar disa herë, por Policia i ishte përgjigjur: Atë avaz ka ai!

“Në orë 6 e 45 po shikoja nga po vinte tymi, por kur hapen derën erdhi tymi. Në katin e tretë ishte një person me depresion dhe shpesh qëllonte, hidhte sende nga lartë, e kemi denoncuar por asnjë nuk reagonte. më fal që po e them po u desh që të dridhje gjak që të vinin. Kur erdhën këtu më thanë që ua një avaz ka ai. Kur erdhën këtu më thanë që ua një avaz ka ai. Zjarrfikësja ka ardhur shumë vonë,”-tha ajo.

LAJMI KRYESOR: Zjarr në Astir/ Nënë e bir hidhen nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve, gruaja vdes

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne astir zjarr ne astir

Sondazh

Poll