Aktualitet

Astir/ U hodh bashkë me djalin për t’i shpëtuar flakëve, vdes në spital 62-vjeçarja

16 Tetor 2021, 06:14 Nga DOSJA
Astir/ U hodh bashkë me djalin për t’i shpëtuar

TIRANË-Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Astir, ku nënë e bir u hodhën nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve. Sipas Policisë, 62-vjeçarja Hava Osmënaj ka ndërruar jetë duke mos u mbijetuar plagëve, ndërsa i biri është në spital. Por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç. Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Zjarr në Astir/ Nënë e bir hidhen nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve, gruaja vdes

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll