Aktualitet

ME 5 YJE! Ky është hoteli “Gloria Palace” ku u asfiksuan katër turistët rusë

15 Tetor 2021, 22:00 Nga DOSJA
ME 5 YJE! Ky është hoteli “Gloria Palace” ku u asfiksuan

QERRETDosja.al ka mësuar se hoteli ku u asfiksuan dhe u gjetën të pajetë katër turistët rusë mbrëmjen e sotme është “Gloria Palace”. Një resort me pesë yje i vendosur në bregdetin e Qerretit, në Kavajë.

Fotot që po shikoni tregojnë dhe luksin e hotelit me pesë yje ku dhe ishin vendosur prej një jave turistët rusë. Pishina, drita verbuese, rehati dhe relaks janë fjalët që mund të përshkruajnë këto ambiente që sonte u kthyen në ‘varrin’ e katër personave.

Në rrjetet sociale Gloria Palace reklamon edhe ambientet e saunës, dyert e të cilës u mbyllën sonte me dy çiftet rusë duke bërë që të katërt të asfiksoheshin dhe të humbisnin jetën. Hetimet vijojnë, pasi rrethanat janë ende të paqarta. Paraprakisht, policia ka deklaruar se katër turistët janë asfiksuar.

LAJM KRYESOR:Ngjarje e rëndë në Qerret, asfiksohen dy çiftet rusë në sauna

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll