Aktualitet

EMRAT/ Tragjedia në Qerret, kush janë turistët rusë që u asfiksuan në sauna

15 Tetor 2021, 22:10 Nga DOSJA
EMRAT/ Tragjedia në Qerret, kush janë turistët rusë që

KAVAJËDosja.al ka mësuar identitetet e katër turistëve rusë që janë asfiksuar dhe kanë ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në një sauna në hotelin “Gloria Palace”, në Qerret. Mësohet së bëhet fjalë për dy çiftet me emrat, përkatësisht: Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Të dhënat zyrtare, tregojnë se katër rusët kanë hyrë në Shqipëri para një jave, si pjesë e një grupi turistësh. Prej një jave ata ishin vendosur në një hotel me pesë yje në zonën e Qerretit në Kavajë, “Gloria Palace”.

Mbrëmjen e sotme ata kanë vendosur të shfrytëzojnë edhe dhomën e saunës të hotelit ku ndodheshin dhe në rrethana të paqarta kanë humbur jetën brenda saj.

LAJM KRYESOR:Ngjarje e rëndë në Qerret, asfiksohen dy çiftet rusë në sauna

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova gloria palace nataliia burenkova nikita belousov sergei burenkov 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova gloria palace nataliia burenkova nikita belousov sergei burenkov

Sondazh

Poll