Aktualitet

Nuk u hodh me të ëmën nga dritarja? Zjarri në Astir, dyshohet se ishte i qëllimshëm

16 Tetor 2021, 06:29 Nga DOSJA
Nuk u hodh me të ëmën nga dritarja? Zjarri në Astir,

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me zjarrin e ndodhur në Astir mëngjesin e sotëm. Mësohet se viktima 62-vjeçare është Hava Osmënajn, e cila u hodh nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve, por nuk mundi që të mbijetojë.

Ndryshe nga sa thuhet në njoftimin e Policisë, dëshmitarët pretendojnë se i riu 36 vjeç, Klodian Osmënaj është nxjerrë jashtë nga banesa që ishte përfshirë nga flakët prej banorëve të tjerë të pallatit. Ndërsa Policia pretendon se edhe ai ishte hedhur nga dritarja bashkë me të ëmën. Po ashtu, ka dyshime që 36-vjeçari të ketë probleme të shëndetit mendor, gjë që ngre pistën se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet astir hava osmënaj klodian osmënaj zjarr ne astir astir hava osmënaj klodian osmënaj zjarr ne astir

Sondazh

Poll