Aktualitet

Tragjedia në Qerret, policia zbardh detaje: U asfiksuan në sauna

15 Tetor 2021, 21:25 Nga DOSJA
Tragjedia në Qerret, policia zbardh detaje: U asfiksuan në sauna

KAVAJË– Policia e Kavajës ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qerret, ku u gjetën të vdekur katër turistë. Sipas njoftimit të policisë, katër rusët dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë në dhomën e saunës së një hoteli.

Ende nuk dihen emrat e dy çifteve që ndërruan jetë, por policia ka bërë me dije moshën dhe inicialet e tyre. K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç., janë gjetur të pajetë.

Njoftimi i policisë Kavajë:

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJM KRYESOR:Ngjarje e rëndë në Qerret, asfiksohen dy çiftet rusë në sauna

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll