Aktualitet

Ish-deputetja e PS-së e habitur nga planet e Ramës për satelië: Fantashkencë!

15 Tetor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Ish-deputetja e PS-së e habitur nga planet e Ramës për

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi, e cila është astrofizikante me profesion e ka konsideruar një fantashkencë dhe absurd premtimin e kryeministrit Edi Rama për të hedhur në orbitë dy satelitë të Shqipërisë. Hafizi, e cila njihet për përplasjet me kryeministrin Rama, gjatë kohës që ka qenë dhe pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, tha se të investosh me hov pa pasur njerëzit, është fantashkencë.

“Nëse ne duam te investojmë me hov pa patur njerëzit, mua me duket fantashkencë”, tha Hafizi.

Më tej, ajo sqaron se edhe nëse plani i kryeministrit bëhet realitet, blerja e sateliteve kushton në bazë të peshës së tyre dhe largësisë që do të mbajnë nga Toka. Por edhe nëse Rama i dërgon satelitet statikë ne orbitë, Hafizi e cilëson këtë një ëndërr të bukur e ekstremisht të shtrenjtë. Pyetjes se përse shtetet e tjera nuk disponojnë satelite, ish-deputetja socialiste i përgjigjet: Po se janë të mençur. Nëse ne duam që harxhojmë gjithë buxhetin.

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë seancës së Kuvendit ditën e djeshme se Shqipëria do të çojë dy satelitë në orbitë. Albania 1 dhe Albania 2 do të jenë emrat e dy satelitëve që përveç vendit do të monitorojnë dhe lumenjtë e Shqipërisë. Se kur do të blihen dhe sa do të kushtojnë, Rama ende nuk e ka zbuluar.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama edi rama dhe sateliti mimoza hafizi edi rama edi rama dhe sateliti mimoza hafizi

Sondazh

Poll